Shkolla e Magjistraturës, më datë 27 tetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Dëmi që rrjedh nga mjetet motorike dhe aksidentet rrugore. Sigurimi i detyrueshëm dhe marrëdhëniet midis shoqërive të sigurimit dhe palëve të përfshira në aksident. Prova shkencore “Kutia e zezë e automjeteve, Airbag Control Module”; Programet kompjuterike që përdoren për rindërtimin e aksidenteve rrugore. Shpërblimi i dëmit”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet trajnues u drejtua nga:
Ekspertë: Marsela Dervishi dhe Ornela Naqellari
Lehtësues: Alfred Hasanaj
Qëllimi i këtij trajnimi: Të rriten njohuritë e gjyqtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në lidhje me trajtimin e rasteve të shpërblimit të dëmit qe rrjedh nga aksidentet rrugore, duke u njohur edhe me praktikën gjyqësore në këtë fushë, si dhe provat shkencore.
Trajnimi u fokusua në elementët kryesorë të shpërblimit të dëmit në fushën e sigurimit të detyrueshëm, duke i sjellë këto sipas rregullimit ligjor në fuqi, si dhe praktikës gjyqësore. Gjithashtu në një pjesë të trajnimit u trajtuan provat shkencore dhe programet kompjuterike për rindërtimin e aksidenteve rrugore. Nga ana metodologjike aktiviteti pati karakter interaktiv ku pjesëmarrësit trajtuan raste konkrete dhe hipotetike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Dëmi që rrjedh nga mjetet motorike dhe aksidentet rrugore. Sigurimi i detyrueshëm dhe marrëdhëniet midis shoqërive të sigurimit dhe palëve të përfshira në aksident. Figurat e dëmit dhe mënyra e llogaritjes së shumës së dëmshpërblimit sipas ligjit të posaçëm. Përjashtimi nga mbulimi ne sigurim;
- Padia per shperblimin e demit. Afati i parashkrimit te padisë. Efektet e vendimit penal në gjykimin civil. Nënshkrimi i marrëveshjes me shoqërinë e sigurimit dhe e drejta e palëes për t’iu drejtuar gjykatës;
- Prova shkencore “Kutia e zezë e automjeteve, Airbag Control Module, Programet kompjuterike që përdoren për rindërtimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë aktivitet trajnues marrin gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.







 Shkolla e Magjistraturës
Shkolla e Magjistraturës